Plas në Green Coast! Banorët kundër Samir Manes. Pa plazh për rezidentët, pa ujë në çezma, parkim për buggy me pagese dhe rritje të tarifafe të administrimit. Sherr dhe grupe në Whatsapp

Prej javësh banorët që kanë pronat e veta të blera në Green Coast Palasë janë në përplasje me pronarin e Green Coast, Samir Manen dhe stafin e tij drejtues dhe menaxhues.

Janë hapur dhe grupe në Whatsapp ku banorët kërkojnë llogari nga z Mane.

Banorët kanë pakënaqësi për një sërë ccështjes.
Së pari gjithë resorti prej javësh është pa ujë në rubineta. Në kushtet e emergjencës kompania gjeti një biçim zgjidhje. Mbushin ujë me autobote në Llogara dhe kthehen e zbrazin në depot e Green Coast që të paktën të lajne ndonjë tualet a lugë ose piru banorët. Por askush aty nuk pagoi miliona euro që të këtë ujë në ccesma sa herë të ketë mundesi Samiri t’i sjellë. Në një rezidencë që reklamohet si “shembulli i luksit dhe jetesës së qetë”, si fillim të kishte pak ujë do ishte mirë. Luksi vjen me kohën.

Së dyti, kur banorët blenë vilat apo apartamentet e veta, paguanin tarifë administrimi 250 euro në vit. E sot që flasim kjo tarifë ka vajtur në 700 euro pas rritjes së parë që vajti nga 250 në 450 euro administrim.
Sipas informacioneve dhe burimeve të priza.al vetëm nga tarifat e administrimit kompania mbledh rreth 1.8 miliardë lek në vit. Lek të cilat mblidhen pa asnjë kupon dhe këto shpërndahen për shpenzime të “Balfin” të cilat kalojnë jashtë sistemit tatimor. Nuk paguhet as tatim për këtë dhe jemi në kushtet e evazionit fiskal dhe fshehjes së të ardhurave. Për këtë do flasim në vijim.

Së treti banorët i drejtohen të shqetësuar z Mane për faktin se nuk kanë ku të bëjnë plazh. Asnjë centimetër i plazhit nuk është pa pagesë për asnjë banor. Të gjithë pa përjashtim, përvec milionave të eurove qe i dhanë Samir Manes, detyrohen të paguajnë rreth 1500 euro në sezon vetem për ccadër dhe shezlong.
I gjithë plazhi iu dha privatit.
Por nuk u ndal me kaq. U vu një tarifë 1 euro për ccdo banor që nuk ka buggyn e tij, për tu transportuar nga vilat në plazh. Një shërbim që ishte falas. Dhe duke qënë se u kenaq duke marrë 1 eurosha për transport me buggy, Samiri avancoi idene. Hoqi fare parkimin e automjeteve, dhe e bëri parkim për buggy. Sigurisht me pagese edhe këtë.
Pra banorët pa ujë, pa plazh dhe me tarifa stratosferike administrimi i duhet tashmë të paguajnë edhe parkim për buggy se kështu e pa Samiri të arsyeshme.

Këto janë disa prej keqtrajtimeve që Samiri bën ndaj atyre që i dhanë miliona euro, pra ndaj blerësve të pronave në Green Coast.
Në vijim do flasim për keqtrajtimin që i bën tatimeve, ligjit dhe zyrtarëve, i “paprekshmi” Samir Mane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *