Kaq ka mbajtur dhe qetësia dhe atmosfera festive në Tiranë, ku këtë mbrëmje ka kërcitur arma dhe nga një breshëri plumbash ka mbetur një person i vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në një lokal në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Nga të shtënat me armë zjarri paraprakisht raportohet për 1 të vdekur dhe 3 të plagosur, në një kohë që tashmë në vend kanë mbërritur forca policie dhe është bërë rrethimi i zonës.
Lajmi është konfirmuar për më mediat, ku ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në minutat në vijim.
/Priza.al/