Plas SHERRI, Doda-Godoles: Na tregon ti PD

Pedagogia Jonila Godole është përplasur me deputeten Mesila Doda. Të dyja po diskutonin në lidhje me situatën në Partinë Demokratike teksa ishin të ftuara në “Opinion”. Godole reagoi pasi Doda u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë. Sipas pedagoges kjo gjë tregonte ku kishte arritur shoqëria shqiptare. Doda iu pëgjigj dhe mes tyre nisi debati.

Pjesë nga debati:

Jonila Godole: Këtu ka një absurditet të madh

Mesila Doda: Të mos përdhoset më vota këtu…

Jonila Godole: Ka një absurditet të madh tek të gjitha këto që tha Mesila, të gjitha këto që thotë Mesila, i thashë unë më përpara, ne e lidhim të ardhmen e Partisë Demokratike

Mesila Doda: Moj, e vure Lulin dhe nuk te frymëzoi njeri

Blendi Fevziu: Nuk lulëzoi dot

Jonila Godole: E kuptoj ku kemi arritur, s’e kam për vete por për të gjithë shoqërinë, kërkojmë që Berisha të rrisë filizë të rinj

Mesila Doda: Mbeta të më tregosh ti mua PD-në, por jo moj Jonila, atë e besojnë njerëzit

Jonila Godole: Po ju sapo e thatë që filizat u prenë

Mesila Doda: Po pse u premë ne moj zonjë, që të mbijetonte Lul Basha, mos na bëj kot

Jonila Godole: E para njëherë mos mu drejto mua me këtë gjuhë e ton se s’jam filizi i askujt unë, as i Berishës siç jeni mju dhe as i Bashës, jam futur si Jonila Godole

Mesila Doda: Po mos më trego mua PD-në ti se unë jam future në një ditë me Berishën moj zonjë, në ’90 dhe kam mbajtur kokën mbi supet e mia, s’më ka futur askush nga dritarja në PD.

Jonila Godole: Ju jeni ajo që jeni dhe këtë e tregon historia, nuk e kisha me ju personalisht

Mesila Doda: Jo e kishit personalisht

Jonila Godole: Po se ju folët e fundit

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *