Plas sherri mes bandave në Zvicër/ 100 persona të përfshirë, mes tyre edhe shqiptarë

100 persona, mes tyre edhe shqiptarë janë rrahur me njëri-tjetrin në Basel të Zvicrës.

Një i ri tha për gazetën “Blick” se disa nga personat e përfshirë në sherrin masiv kanë përdorur thika e shkopinj bejsbolli. Policia zvicerane thotë se rrahja erdhi si pasojë e një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale; por pas kësaj, debatet u pasuan nga përplasje të ashpra fizike.

Përleshja ishte zhvendosur nga Eishalle në stacionin e trenit. në momentin që në zonë mbërriti policia, personat e përfshirë janë larguar me në drejtime të ndryshme.

“Nga informacionet që kemi, bëhet fjalë për grupe të rinjsh që identifikohen me rajonin Thierstein SO dhe me atë Laufental BL”, thuhet në deklaratën e forcave të rendit.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve të ngjarjes, ndërsa thotë së ende nuk dihen arsyet që sollën përplasjen mes dy grupeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *