‘Plas’ sherri mes Donaldit dhe Ilirit, ja dënimi që ‘Vëllai i Madh’ ka për ta

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë Brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ mes Donaldit dhe Ilirit, duke bërë kështu që aktorja Arjola Demiri të përfundojë në duart e mjekëve.

Mjekët ndërhynë në shtëpinë e “Big Brother” për të stabilizuar gjendjen e aktores nga Tropoja. “Big Brother” ka vendosur që të dy të luajnë me një top, gjithë kohës, pa e lënë të bie asnjëherë në tokë.

Nëse ata arrijnë ta realizojnë këtë dënim për dy orë, atëherë të gjithë banorët do të fitojnë një darkë me fruta deti, por nëse mund ta vazhdojnë deri në katër orë, atëherë të gjithë mund të pranojnë gatime nga familjarët e tyre, e nëse bëhet për 6 orë, atëherë kanë të drejtën të shprehin një dëshirë në dhomën e rrëfimit që “Big Brother” t’ua plotësoj.

Pjesë nga debati:

Donaldi: Nuk ka lidhje me ty
Iliri: Çfarë njeriu je, çfarë disipline artistike. Ti bën ironi gjatë gjithë kohës…
Donald: Me ty…
Iliri: Nuk ke respekt për asnjërin nga këto.
Donald: E kuptoj që do të kapesh me mua tani. Pse po flasin të gjithë dhe kapesh vetëm me mua.
Iliri: Bën batuta…
Donaldi: Do bëj sa të kem jetën time.
Iliri: Ik se nuk kam nerva të merrem me ty. Je zero si njeri dhe si gjithçka
Donald: Jam unë skandal se fola kur po flisnin të gjithë.
Iliri: Ata bëjnë pyetje ndërsa ti bën si zhurmues, ironi nga mëngjesi në darkë.
Donald: Sa e vuan ti mor shpirt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *