Plas sherri mes Einxhelit dhe banores së Big Brother VIP: Ato mimikat e fytyrës…

Një debat ka lindur mes Einxhel dhe Xheisarës për një detaj tepër të vogël. Këtë të fundit Arjola nis ta thërrasë Sara shkurt dhe kjo gjë e ka acaruar tepër Einxhel, e fill pas kësaj kanë nisur edhe ‘sherret’ mes vajzave.

Në një pjesë të videoklipit të transmetuar në studio shihen edhe mimikat jo të këndshme nga ana e Einxhel teksa Xheisara nis të këndojë tekstin e një këngë të huaj.

Pjesë nga debati në live show:

Xheisara: Kur kemi qenë duke bërë thonj më ke treguar historinë që s’të kanë pritur mirë kur ke ardhur, pse duhet të bëjë ti të njëjtën gjë me ne? Ti ke qenë gjatë gjithë kohës me Dagzin, mund të ketë qenë fakti që shef këtë pjesën e hyrjes tonë si diçka ne nuk e kemi mirë menduar sepse nuk është në favorin tonë. Kam pritur të më presësh dhe kam dashur të ishe një mikpritëse e mirë dhe nuk e ke bërë.

Einxhel: E pash sa mirë ishe shprehur aty dhe paske dashur shumë të më njohësh! Mbase s’ke pasur afrimitetin e duhur!

Xheisara: S’mund të të vij dhe të të kap hajde flasim bashkë!

Arbana: Einxhel ç’mendon për Xheisarën se nuk dukesh sikur ke ndonjë mendim fort pozitiv.

Einxhel: Jo nuk kam asnjë mendim fare.

Arbana: Por nuk të pëlqen si këndon…

Einxhel: Unë atë ditë se kam pasur mendjen fare aty, mu kujtua pjesa që tha ‘në shtëpi nuk këndohet’, edhe i thashë që nuk është kështu. Po e dëgjoja dhe jam shtrembëruar sepse ka qenë pjesa e këngës “Survivor” dhe më kërciti teksti.

Xheisara: Se di pse kapesh me tekstin e këngës, kur kjo gjëja s’ka qenë personale me ty se ti s’je këngëtare. Ka rastisur edhe një këngë shqip edhe kam harruar tekstin dhe këto më duken detaje shumë të vogla.

Einxhel: Kemi qenë shumë ok që kur ka ardh. Nëse kanë prit ti pres me petale apo ti jap gotën e ujit e kanë gabim, nuk i konsideroj mysafir po banorë, sepse na nominuan.

Xheisara: Ato mimikat e fytyrës që bën nuk janë të mira fare! S’e kam kap personale me ty.

Einxhel sërish në një "sherr" brenda BBV, përplaset me Xheisarën: S'do të  pres me petale, paske dashur shumë të më... - Lifestyle

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *