Kryemistri Edi Rama ka patur një përplasje të fortë mbrëmjen e djeshme me gazetarin Robert Rakipllari, teksa po diskutonin për listat e PS.
Të pranishëm në ‘News 24’, Rakipllari akuzoi kryeministrin se ka përfshirë në lista emra të dyshuar. Kaq mjaftoi që Rama të kundërpërgjigjej ashpër.
Rakipllari, mjaft i drejtëpërdrejtë i tha kreut të qeverisë se pjesë e listave janë edhe kriminelët, dhe se nuk mban përgjegjësi.
Përtej akuzave, Rama u irritua me tonin e lartë të zërit, duke i thënë se ku e gjen të drejtën të ulërasë.
Pjesë nga debati
Robert Rakipllari: Shiko ju keni Rrajajt e Çyrbjan dhe bëni makiazh
Edi Rama: Gridare oooo, gridareee
Robert Rakipllari: Vazhdoni, vazhdoni, unë po ju drejtohem me respekt
Edi Rama: Gridare ooo
Robert Rakipllari: Unë mund ta shthur gojën nuk e kam problem
Edi Rama: Ja të të vijë rasti
Robert Rakipllari: Të më vijë rasti pra, unë ju flas me respekt ju, keni sjellë kriminelët këtu dhe nuk mbani asnjë përgjegjësi
Edi Rama: Kujt i gridare ti more, kujt ia ngre zërin në tavolinë ti, kujt
Robert Rakipllari: Çfarë keni, kjo është një bisedë normale në tavolinë
Edi Rama: Kujt i gridare ti në tavolinë këtë po them, unë flas këtu, ti gridare
Robert Rakipllari: Kjo është bosedë normale
Edi Rama: Ashtu