Incidentet duket se kanë qënë të pashmangshme edhe në Delvinë. Një tjetër problematikë është hasur gjatë numërimit të votave, në një qendër numërimi në Delvinë. Në KZAZ nr. 89, pretendohet se kanë hyrë brenda njerëz me autorizime të rreme.
Kaq ka mjaftuar që numëruesit e Bashkisë Delvinë të përfshihen në debate të forta me njëri-tjetrin, gjë që ka ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit. Diskutimi me tone të larta ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.
Shkak ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona. Sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti, disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false.