Plas sherri në një shkollë në Kosovë, mësuesi përleshet me nxënësin

Një përleshje fizike midis mësuesit dhe nxënësit ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Gjilan të Kosovës.

Mësohet se përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit.

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.

Ai tutje bëri të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *