Katari po akuzohet për “tifozë të rremë” që parakalojnë para kamerave përpara fillimit të Kupës së Botës. Një javë para turneut ndërkombëtar, janë shfaqur pamje të “mbështetësve” të futbollit nga e gjithë bota duke mbushur rrugët e kryeqytetit të Katarit, Doha.
Platforma e parë zyrtare e komunitetit të vendit në TikTok, e quajtur “Qatar Living”, ka postuar një video të “tifozëve” nga e gjithë bota të mbuluar me flamuj dhe pankarta. Ende nuk bëhet e ditur nëse tifozët janë punëtor në qytet apo kjo është një lojë e autoriteteve të Katarit.
Katari është duke marrë kritikë për “orkestrim të paradave të rrema”, pasi e shohin me skepticizëm që tifozët të shkojnë në Katar një javë para fillimit te Botërorit.