Plas skandali në Itali/ Videot intime të gjyqtares bien në ‘duart e gabuara’, reagon 22-vjeçarja

Gjyqtarja italiane Diana Di Meo ka zbuluar se disa faqe i kanë vjedhur video personale me përmbajtje seksuale. Ndër të tjera, ajo tregon se këto video janë publikuar në formë hakmarrjeje në Telegram dhe WhatsApp.

“Ata po shpërndajnë videot e mia private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time”, u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare në një video të shpërndarë në Instagramin e saj.

Emri i Diana Di Meo është bërë një trend kërkimi në Google në Itali dhe për këtë arsye ajo i ka denoncuar personat përgjegjës. Personat e përfshirë në këtë skandal rrezikojnë deri në gjashtë vite burgim, teksa një veprim i tillë është dënuar nga të gjithë mbështetësit e saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *