‘Plasa së qari dhe ndërpreva emisionin’, përlotet Sonila Meço:Emisionet live janë të pa parashikueshëm…

Moderatorja e njohur Sonila Meço ka rrëfyer e përlotur emocionet e rrugëtimit mediatik në transmetimet e lajmeve tragjikeE ftuar në emisionin “N’kohë”, në Report Tv, Meço përshkruan jetën mes profesionit, familjes e deri te çastet e ngarkesës emocionale. Meço është ndalur te momentet  e vështira që karrierës së saj, duke sjellë në vëmendje rastet që i është dashur të ndërpresë transmetimin.

“Më është dashur të bëj shumë transmetime direkte për ngjarje të një niveli emocional të jashtëzakonshëm.Kujtoj ngjarjen e janarit kur është mbytur një anije e improvizuar dhe mua më është dashur të dal në transmetim direkt dhe kam komunikuar me zëra me të cilët nuk jetonin në pas pak minutash pasi kishin folur me mua…Një tjetër rast ku kam plasur së qari dhe jam detyruar të ndërpres transmetimin live me gjarjen e gërdecit…E tërmeti ishte një tjetër rast…ishte në kohë reale, e kur më sjallin listën e personave që kishin humbur jetën, midis tyre nënë e bijë,  që vajza kishtë moshën e time bije.Kur e lexova, në të gjitha emrat kishte nga një të dhënë, e rasti i të dyjave  gjen të përqafuar njëra tjetrën. Është e papërballueshme”, tha Meço.

Me humor, moderatorja është shprehur se ka një arsye që e tundon për tu shkëputur nga emisioni.

“Do që ta shikosh? Eja, më ndiq mua…!
Shife atë atje, ja meqënëse më pyete, urdhëro kjo jam unë. Për këtë do të lija 3 muaj emisionin që të vija çdo ditë këtu…!“- tha Meço.

Meço ka rrëfyer detaje nga jeta profesionale dhe familjare, intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më sipër!

Sonila Meço | ANXIETY | CreativeMornings/TIR

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *