Nga Bulqiza ku edhe janë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Klos, mësohet se në një pallat që kishte dëme materiale që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, plasaritjet janë shtuar si shkak i tërmetit të sotëm.
Gjatë një intervistë për Report Tv, një kryefamiljar u shpreh se ndihen shumë të frikësuar dhe se të gjithë banorët e pallatit kanë dalë jashtë nga banesa.
‘Tërmeti ishte shumë i fuqishëm, mbajti për disa sekonda. Kemi dalë nga banesa. Është çarë goxha nga lëkundjet e tërmetit të kaluar të gjithë banorët kanë dalë jashtë nga frika. Kanë dalë me fëmijët e vegjël dhe banorët janë shumë të shqetësuar. Natën kemi dalë të shohim të ndonjë mik i joni’- u shpreh ai.