Plasi grushti në familje/ Gruaja rreh vjehrrën, burri mban krahun e nënës dhe… i ‘nxin syrin’ bashkëshortes  

Fenomeni i dhunës në familje nuk ka vetëm ‘stampën’ e vendit tonë ‘Made In Albania’! Dhuna shtrihet kudo, madje edhe përtej viseve tona.

Por dhuna në shumë raste nuk ka si promotor burrin por nxitet nga vetë gratë. Kështu një grua në Prishtinë, ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj të shtunën, pas një mosmarrëveshjeje në familje.

E dyshuara thuhet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën, ndërsa më pas ka ndërhyrë bashkëshorti i saj, dhe e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe rasti është cilësuar “dhunë në familje”, por në këtë ngjarje janë të përfshira të treja palët dhe si për çudi nxitëse nuk janë burrat por gratë.

“Prishtinë 29.01.2022-15:00 – Pas një mosmarrëveshjeje në familje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare, ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar bashkëshorten e tij të dyshuarën femër. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”,- thuhet në raportin e Policisë.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *