‘Plasin’ debatet në selinë e PD, Flamur Noka akuzon Bashën: Ti i ngule thikën pas shpine Sali Berishës!

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike Kryesinë e Grupit Parlamentar ku mbledhja zgjati për rreth tre orë e gjysëm, filloi në 12:30 dhe përfundoi në 15:00.

Brenda dyerve të mbyllura janë zhvilluar debate të forta ku ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar shpjegime lidhur me vendimin që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës.

Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”. Ndërkohë që Basha e ka hedhur poshtë akuzën, duke përsëritur se ai ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë prej kohësh.

DEBATI NË MBLEDHJE:  

NokaT’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Kryesorja është që t’i japim zgjidhje çështjes Berisha dhe më pas vendosim për komisionet dhe strategjinë në parlament.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *