Meloni, e cila pretendohet të udhëheqë Evropën, duket se nuk udhëheqë dot as kabinetin e saj.
Korridoret e “Palazzo Chigi”, (kryeministrisë italiane) janë tronditur nga lajmi se prej muajsh shërbimi sekret italian, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Brendshëm (AISI), kishte përgjuar krahun e djathtë të kryeministres Girogia Meloni, shefin e kabinetit Gaetano Caputi.
Rrjedhja e këtij informacioni se një nga zyrtarët më të lartë të qeverisë italiane është vënë nën përgjim nga shërbim sekret ka shkaktuar një furtunë të madhe brenda shërbimit informativ, edhe për vetë faktin se disa fashikuj të përgjimeve dolën në një gazetë italiane. Për rastin e përgjimit të Caputi-t, më 23 janar 2023, është nisur një hetim nga Prokuroria e Romës.
Korridoret e “Palazzo Chigi”, (kryeministrisë italiane) janë tronditur nga lajmi se prej muajsh shërbimi sekret italian, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Brendshëm (AISI), kishte përgjuar krahun e djathtë të kryeministres Girogia Meloni, shefin e kabinetit Gaetano Caputi.
Rrjedhja e këtij informacioni se një nga zyrtarët më të lartë të qeverisë italiane është vënë nën përgjim nga shërbim sekret ka shkaktuar një furtunë të madhe brenda shërbimit informativ, edhe për vetë faktin se disa fashikuj të përgjimeve dolën në një gazetë italiane. Për rastin e përgjimit të Caputi-t, më 23 janar 2023, është nisur një hetim nga Prokuroria e Romës.
Sipas një investigimi të bërë nga gazeta italiane “Domain”, shërbimi sekret italian ka deklaruar në një letër dërguar prokurorisë së Romës, se; Caputi nuk ka qenë objekt i përgjimit, por disa persona të cilët sipas (AISI), po kërkon lidhje dhe njerëz me influencë në qeveri, për të fituar një projekt për rigazimfikimin e jugut të Italisë dhe për disa biznese të tjera. Gjatë përgjimeve thuhet se doli edhe emri i krahut të djathtë të Melonit.
Një tjetër argument që shërbimi sekret italian jep mbi arsyet përse Caputi doli në përgjimet e tyre, lidhet me një marrëdhënie të dyshuar mes gruas së Caputit dhe një personi tjetër, i cili në atë kohë ishte një “objektiv” i shërbimit sekret dhe që po afrohej me zyrtarët e lartë të qeverisë.
“Në raportin që drejtor aktual i AISI, Bruno Valensise i dërgon prokurorisë, ai shkruan se “Giuseppe Del Deo konfirmoi se urdhëroi vartësin e tij me kërkesë të ish-kreut të shërbimit sekret, Mario Parente, për të verifikuar marrëdhëniet midis grave të, burrit që kërkoi mbështetje në Palazzo Chigi dhe të doktorit Gaetano Caputi”, raporton gazeta “Domani”.
Por ky nuk është problemi i vetëm, dyshimet janë që urdhri për të përgjuar kreun e kabinetit ka ardhur nga brenda “Palazzo Chigi”, duke shpalosur kështu përplasje të thella brenda qeverisë së Melonit.
Sigurisht që kontrollet mbi Caputin konfirmojnë ndarjet e brendshme brenda Palazzo Chigi. Kjo për shkak se Alfredo Mantovano, ( i deleguari për sigurinë kombëtare) duhet ta dinte se disa muaj pas betimit të qeverisë, Caputi ishte tashmë nën lupën e shërbimeve sekrete me kontrollin e parë më 23 janar 2023. Dhe nëse ai kishte dijeni sigurisht do të raportonte te Meloni. Megjithatë, asnjë veprim nuk u mor, pas përgjimit të parë më 23 janar 2023, ndodhën edhe disa përgjime të tjera ndaj krahut të djathtë të Melonit.
“Një hetim nga prokurorët romakë zbulon se si shërbimet sekrete kryen kërkime mbi shefin e kabinetit Gaetano Caputi. Një raport nga Valensise, drejtor aktual i AISI, shpjegon se një hetim filloi nga paraardhësit e tij, Parente dhe Del Deo, të cilët ishin shumë të afërt me Kryeministren në atë kohë.
Tre agjentë sekretë italianë hetuan shefin e pushtetshëm të kabinetit të kryeministrit Giorgia Meloni. Dhe këtë e bënë me kërkesë të eprorëve të tyre. Dokumentet e siguruara nga Domani zbulojnë një intrigë pushteti që arrin deri në Palazzo Chigi. Komploti shpaloset në dhomat ku vendoset fati i vendit dhe zbulohet thuajse rastësisht nga magjistratët e prokurorisë së Romës”, raporton gazeta italiane “Domani”.
Më tej, në përgjigjen e kreut aktual të shërbimit sekret dërguar prokurorëve romakë zbuloi rolin e ish-numrit dy në AISI dhe zëvendësit aktual në DIS, Giuseppe Del Deo për përgjimin e Caputit. Nga hetimet doli që Del Deo është i besuari i ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe në atë kohë i vetë Melonit, i cili e promovoi atë në zëvendësdrejtor të AISI.
Por lidhur me këto përplasje dhe komplote brenda qeverisës së Melonit, ka reaguar zyra e shtypit e kryeministres, e cila i ka mohuar të gjitha pretendimet.
“Kryeministri dhe nënsekretari përgjegjës për shërbimet, Alfredo Mantovano, nuk kanë kërkuar kurrë të spiunojnë askënd, aq më pak shefin e kabinetit, Gaetano Caputi”, shkruan zyra e shtypit e kryeministres, raporton “Domani”, e cila në shkurt 2024, shkroi disa artikuj rreth Gaetano Caputi dhe disa raste të raportuar konflikti interesi.
Pavarësisht faktit nëse përgjimi ishin të vlefshme apo jo, ky rast tregon “luftën” e grupeve brenda qeverisë së italiane. Thënë ndryshe, Meloni, e cila pretendohet të udhëheqë Evropën, duket se nuk udhëheqë dot as kabinetin e saj./Pamfleti