Komisioni i Rithemelimit ka refuzuar kategorikisht platformën për bashkimin e Partisë Demokratike i prezantuar nga Alibeaj dhe e nënshkruar nga 31 deputetë.
Deputeti Flamur Noka gjatë një konference nga selia blu ka shprehur refuzimin e “Rithemelimit” ndaj kësaj platforme.
Sipas tij bashkimi i demokratëve vjen vetëm përmes votës së lirë, dhe procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit nuk do të ndalojë.
Noka përsëriti thirrjet se në datën 30 Prill do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku sipas tij të gjithë janë të ftuar që të flasin hapur./ Priza.al