Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ka propozuar një platformë për bashkimin e partisë.
Sakaq, Alibeaj ka bërë thirrje për të ndaluar gjuhën e urrejtjes, por edhe përçarjen e demokratëve. Sipas këtij të fundit duhet që të gjithë të përjashtuarit duhet të rikthehen në grup.
Ndër të tjera, Alibeaj njofton se ndalohet çdo proces i njëanshëm organizimi, që padyshim kjo pikë e platformës i referohet ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi i PD-së në 9 Shtatorin e vitit të kaluar nga Lulzim Basha.