“Pleshti nuk ka më dhjamë”/ Vijon protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetaret ironizojnë me pankartat (FOTO)

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë dhe po protestojnë kundër rritjes së çmimeve në vend. Qytetarët kanë nisur me thirrjet kundër qeverisë gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve në vend. Të gjithë qytetarët e mbledhur në shesh kanë nisur që të thërrasin që Shqipëria është e qytetarëve dhe jo e qytetarëve.

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve, vdekje tradhëtarëve,”-dëgjohet nga protesta.

Ata kanë shpalosur një sërë pankartash ironike në lidhje me situatën. Një prej qytetareve ka shkruar në pankartën e saj “Pleshti nuk ka më dhjamë”.

Featured image of article: Kanë një MESAZH! Qytetarët brohorasin njëzëri para Kryeministrisë: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *