Një aksident në punë i merr jetën 67-vjeçarit Nik Therçaj në Shkodër. Nga burimet policore mësohet se i ndjeri po transportonte një pllakë mermeri drejt varrezave katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dhe dyshohet se aksidentalisht është penguar dhe pllaka i ka rënë në kokë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave.
Njoftim i plotë:
Informacion paraprak: Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.