Plumba në Tiranë, flasin të plagosurit: Jemi pa punë, dolëm për kafe

Zbardhen detaje të reja nga atentati dje në mesditë në Tiranë në zonën e ‘Don Boskos’. Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç të plagosur deklaruan para grupit hetimor se nuk i panë personat që i qëlluan.

“Jam i papune dhe siç bëj zakonisht pija kafe poshtë banesës së Kastriotit tek lokali ku edhe ndodhi ngjarja. Ata të lokalit unë i njoh të gjithë pasi  kam punuar para ca kohesh si kamarier aty.

Për sa u përket autorëve nuk munda ti shoh pasi makina ishte me shpejtësi dhe gjithçka ndodhi për shumë pak sekonda. Kam ndjerë një dhimbje në pjesën e këmbës dhe kuptova qe jam plagosur me plumb.

Unë nuk kam konflikte se di kush mund ta ketë bërë” tha Metushi. Edhe Elezi ka thënë se është i papunë dhe thuajse çdo ditë konsumonin kafe në këtë lokal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *