Një makinë e parkuar me targa angleze u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Shkodër.
Lidhur me ngjarjen, uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë shtetasi me iniciale K.F., i cili ka qëlluar me armë pas një konflikti me dy vëllezër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sakaq raportohet se nga të shtënat me armë dje në lagjen ‘Skëndërbeg’ nuk pati të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.