“Plumbat nuk ishin për ne”/ Flet vëllai i viktimës në ‘Don Bosko’: Dyshojmë se atentati ishte për…

Atentati i ndodhur një javë më parë në Don Bosko nuk ka ende një autor te dyshuar nga Policia dhe Prokuroria, por në lidhje me ngjarjen ka dhënë dëshminë vëllai i viktimës, Blerim Çela, i cili mbeti i plagosur dhe sapo ka dalë nga reaminacioni.

Ai vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës. Dëshmia e tij konsiderohej kyçe për hetuesit. 28 vjeçari është rimarrë sërish në pyetje mesditën e djeshme. Kjo pasi dy ditë pas ngjarjes, ai i tha policisë se nuk kishte konflikte me njeri.

28 vjeçari Çela ka mohuar të ketë konflikte me njeri. Madje hetuesve u është drejtuar me fjalën se autorët mund t’i kenë ngatërruar dhe se nuk kanë qenë ata objektiv i atentatit. Por, pavarësisht këtij pretendimi, policia është e bindur se shkak i atentatit është konflikti për drogën.

Kjo, nisur nga precedenti i mëparshëm i dajës së vëllezërve Çela, Edmond Crroj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e pasdites së 4 janarit. Më herët, ai është proceduar në Itali për drogë e në Francë për trafikim të qenieve njerëzore. Në Itali, për trafikim droge janë hetuar edhe dy vëllezërit Blerim dhe Erion Çela.

Ndërsa për makinën Mercedes Benz E Class të përdorur nga autorët, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *