“Plumbi i Artë”/ Sharra: Në kohën e grabitjes kisha pasuri, s’më duheshin ato para!

Në seancën e radhës të procesit “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme, Nuredin Dumani është përballur me kundërshtime të forta nga të arrestuarit.

Gentjan Sharra, një prej tyre, ka ngritur dyshime për dëshmitë e Dumanit, duke theksuar se në kohën e akuzave ai kishte bizneset e tij, kishte fituar tenderë prej 2 milionë euro dhe posedonte një automjet të shtrenjtë.

Sharra ka pyetur pse Dumani do të kishte nevojë për një grabitje të tille për të fituar disa mijëra euro. Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar, ka thënë se është mbajtur në burg për tre vite për shkak të dëshmive të Dumanit, duke lënë jashtë një grua që e dashuron.

Ndërkohë, avokati Enver Diva kërkoi që pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, gazetarët të lejohen të pranishëm në sallë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *