Po afrohet vakti i drekës dhe nuk keni gatuar ende asgjë?! Provoni këtë recetë me hithra, karrotë dhe patate

Hithra është një ndër barishtet më me vlera ushqyese dhe kuruese për organizmin e njeriut, e cila kuron sëmudjet të Alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave.

Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj një recet gatim, me vlera të larta ushqyese, të cilën mund ta gatuani në çdo vakt të ditës.

Supë Me Hithra, Karrotë Dhe Patate

Përbërësit:

  1. Një qepë e prerë hollë;
  2. 2 thelbinj hudhre të shtypur;
  3. 1 patate mesatare e prerë në copa të vogla;
  4. 1 karrotë mesatare e prerë në copa të vogla;
  5. 3 filxhanë çaji lëng perimesh;
  6. 3 filxhanë çaji plot me hithra;
  7. Kripë dhe piper.

Përgatitja:

  • Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni në të lëngun e perimeve, qepën, hudhrën, copat e patateve dhe karroteve;
  • Kur të marrë lëngu valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për pesë minuta;
  • Më pas shtoni hithrat dhe prisni sërish pesë minuta të tjera deri sa patatet të jenë zbutur dhe hithrat të jenë tretur;
  • Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak;
  • Më pas të gjithë përbërësit e supës përziejini në një mikser për mbi 20 sekonda, deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze të cilën duhet ta hidhni sërish në tenxheren fillestare;
  • Ngroheni pak dhe pasurojeni me kripë dhe piper;
  • Për ta servirur, hidhni pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe arra të pjekura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *