“Po bëheni parlament fashist” Flutura Açka: Kush jeni ju që nuk sillni Ramën këtu?

Deputetja e PD Flutura Açka i është drejtuar me tone të ashpra nënkryetares së Kuvendit duke thënë se kjo që po ndodh në Kuvend është një krim kushtetues. Ajo tha se Rama duhet të jetë patjetër në seancë dhe të përballet me opozitën.

“Në sytë e mi ky është një krim kushtetues. Që në 22 dhjetor këtu nuk ka folur asnjë deputet. Mblidhni mend e kokës se nuk vazhdohet më. Kush jeni ju që nuk e sillni kryeministrin këtu? Kryeministri duhet të jetë këtu.

Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhmi mendtë e Kokës. Sillni Kryeministrin këtu se kam disa pyetje t’i bëj për të më dhënë përgjigje nëse është i korruptuar. Ne në këtë parlament nuk gjejmë dot gjysmë orë kohe për të folur për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm”, tha Flutura Açka

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *