Po bënin ‘selfie’ në shi, goditja e rrufesë i mer jetën 11 personave!

Të paktën 11 persona vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën nga një rrufe që goditi qytetin verior të Jaipur, Indi të dielën, 11 korrik. Viktimat po bënin “selfie” në shi në majë të një kulle vrojtimi në Century Amer Fort, një atraksion i njohur turistik. Rreth 27 njerëz ishin në kullë kur ndodhi incidenti,  dhe disa thuhet se u hodhën poshtë në tokë.  Një oficer i lartë policie i tha medies se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj. Goditjet e rrufesë vrasin rreth 2000 indianë mesatarisht çdo vit.

Kryeministri i shtetit, Ashok Gehlot, ka njoftuar se do të japë  500,000 rupi (6,700 dollarë) si kompensim për familjet e atyre që kanë vdekur. Sezoni i musoneve në Indi, i cili sjell shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator. Departamenti Indian Meteorologjik (IMD) ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 – një nga arsyet që ata përmendën ishte kriza e klimës. Të dhënat thonë se incidentet e rrufesë gjithashtu janë rritur me 30% -40% që nga fillimi deri në mes të viteve 1990. Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36,749 goditje rrufeje në vetëm 13 orë. Zyrtarët thonë se ato janë më të zakonshme në zonat me pak pemë, duke i bërë  njerëzit të prekshëm nga goditja, raporton BBC.

Këshilla të sigurisë kur godet rrufeja

1- Kërkoni strehim brenda një ndërtese të madhe ose një makine

2- Dilni nga hapësira të gjera dhe të hapura dhe larg majave të kodrave të ekspozuara

3- Nëse nuk keni ku të strehoheni, bëjeni një shënjestër sa më të vogël të jetë e mundur duke u përkulur me këmbët bashkë, duart mbi gjunjë dhe kokën futur brenda

4- Mos u strehoni poshtë pemëve të larta ose të izoluara

5- Nëse jeni në ujë, arrini në breg dhe larg plazheve të hapura, sa më shpejt të jetë e mundur

/Burimi: BCC/ përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *