“Po ç’të duhet ty?”/ Ja se çfarë e revoltoi kaq shumë Sonila Meçon…

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço, ka folur si rrallëherë për jetën e saj personale, planet për fëmijë, dhe pjesëmarrjen si konkurrente në “Big Brother Vip 2.” Intervistat e Sonila Meços janë të rralla dhe gazetarja preferon ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, megjithatë së fundmi ajo ka vendosur t’ju japë mundësinë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i drejtojnë disa pyetje.

Sonila është nënë e një vajze me emrin Amaris, e ndërsa pyetja e një ndjekësi për gazetaren, ishte nëse ka në plan zgjerimin e familjes. “Pse nuk i bën një motër ose vëlla Amarisit?”– pyet ndjekësi, i cili mori edhe një përgjigje nga Sonila Meço. Në përgjigjen e saj, gazetarja lë të kuptohet se është e lodhur nga këto pyetje, pasi është diçka personale, teksa shton se shpesh i drejtohen në formë urdhërore që “t’i bëjë vëlla gocës.”

Moderatorja zgjodhi t’i përgjigjet ndjekësit në ‘Instastory’ duke thënë se: “Kjo nuk është pyetje për shtator, por korrik e gusht. E shoh që nuk të kam fis ndaj po të përgjigjem pa filtra: “Po ç’të duhet ty? Po bëra të dytin më premton se nuk më pyet për të tretin?”
Dhe faleminderit që pyet se shumica më drejtohen me urdhër: “Hajde tani, bëja dhe një vëlla gocës se nuk lihet fëmija vetëm.” E për të mos hapur debat gjegjem me copy-paste: “Patjetër, po iki që tani.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *