Aktori i njohur Tom Hanks ka surprizuar një çifti LGBT që po martoheshin. Ai e ka kaluar situatën me humor duke pyetur “Ku është dhëndri?”. Të ftuarit shpërthyen në të qeshura.
Tashia Farries dhe partnerja e saj Diciembre thanë se ende po përballeshin me paragjykime homofobike.
Sipas Tashia-s, Tom e kishte parë ceremoninë nga larg dhe ishte aq i prekur nga ajo saqë vendosi t’i afrohej çiftit më pas. Tashia shtoi se Tom u tha disa fjalë positive dhe i këshilloi që ta mbanin gjallë dashurinë.
Kjo nuk është hera e parë që ai bëhet një mysafir i papritur në një martesë. Në vitin 2016, ylli befasoi një çift të porsamartuar duke bërë fotot e tyre të dasmës në Central Park.
Aktori ishte duke vrapuar nëpër park kur pa fotosesionin e dasmës dhe vendosi të prezantohej me nusen dhe dhëndrin e lumtur, Elisabeth dhe Ryan.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/