Një taksist ka humbur jetën këtë të Premte në Tiranë, teksa ishte nën drejtimin e automjetit. Sipas dyshimeve paraprake, viktima, një 61-vjeccar, ka pësuar atak kardiak.
“Rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në një njoftim të policisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.