Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kryebashkiakët në qytetin e Vlorës.
E pranishme ka qenë edhe kryebashkiakja e Dimalit Juliana Memaj e cila prezantimin e saj e ka nisur me thënie filozofike, por është ndërprerë menjëherë nga kryeministri i cili i ka përcaktuar afatin kohor prej 6 minuta.
Memaj: Dua ta nis këtë prezantimin me thënien e Joel Barker se një vizion pa aksion…
Rama: Ke gjashtë minuta kohë..
Kjo ka shkaktuar emocione te kryebashkiakja, e cila pak sekonda më vonë pati një incident të vogël me zërin.