“Po, e rrahëm”, autorët pranojnë dhunën ndaj kuzhinierit Indrit Çela, për një parakalim me makinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Fushë Krujë, ku është dhunuar barbarisht kuzhinieri Indrit Çela.

Kuzhinieri u dhunua nga vëllezërit, Ernest dhe Donal Luka, ky i fundit në kërkim nga policia.

Ernesti i arrestuar, ka folur në lidhje me ngjarjen duke pranuar autorësinë, teksa tha se kishin pasur një konflikt të mëparshëm me të dhe kunatin e tij, për shkak të një parakalimi makine.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka treguar 24-vjeçari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *