Një 62-vjeçar i cili mbeti i plagosur dje në Tiranë si pasojë e një aksidenti, për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë.
Ai ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë u regjistrua në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ku 62-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një kamion që drejtohej nga një 37-vjeçar me inicialet E.G.
Ai u zu poshtë nga kamioni, që i dëmtoi këmbët, ndërsa nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.