“Po faktohet masakra zgjedhore e 25 prillit”, LSI kryen lëvizjen e radhës

LSI ka paralajmëruar se do kërkojë rinumërim të votave në disa qarqe të vendit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka shprehur pakënaqësinë me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se tashmë është faktuar atë që e konsideroi si masakrën zgjedhore në 25 prill. LSI njofton se kanë depozituar kallëzim në SPAK, për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e PS-së. Kjo forcë politike pretendon se nga ana e PS-së, janë manipuluar votat, duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.

Njoftimi

Të nderuar qytetarë është shume e qartë dhe po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet.

Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.

Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar.

Por, ndërkohë kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.

Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe  të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.

Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat. Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore. Do te depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit. Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë process.

Kërkojmë nga KQZ, administrim me përgjegjësi absolute të të gjithë materialeve të votimit. Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera. Ndërkohë, do të vijojnë ankimimet në të gjitha qarqet pas kqyrjes së pamjeve filmike.

Ky evidentim dhe ky proces do të vazhdojë më përgjegjësi deri në fund për të zbardhur të vërtetën të masakrës dhe manipulimit që i është bërë vullnetit të shqiptarëve dhe votës së tyre. Faleminderit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *