Po festonte në zonën VIP/ Reperi i njohur arrestohet në një klub nate pasi sulmoi 2 burra

WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 09: Hip-hop artist G-Eazy attends the 2017 Billboard Power 100 Celebration at Cecconi's on February 9, 2017 in West Hollywood, California. (Photo by Michael Tullberg/Getty Images)

SHBA– Reperi G-Eazy është arrestuar në një nga klubet e natës në Manhattan. Ai u përfshi në një konflikt me dy persona të tjerë që ndodheshin aty pranë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Earl Gillum po festonte në një zonë VIP. Debati nisi pasi njëri prej tyre kërkoi që reperi të zhvendosej në një seksion tjetër.

Një 32-vjeçar pësoi skuqje dhe ënjtje në kokë, por refuzoi kujdesin mjekësor, ndërsa 29-vjeçari tjetër po ashtu u godit me grusht nga reperi.

G-Eazy u ndalua nga policia mirëpo mësohet se ai nuk ndodhet në komisariat. ‘People’ u përpoq që të kontaktonte me vetë reperin në lidhje me këtë ngjarje, por G-Eazy nuk pranoi të fliste.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *