Operacioni dështoi turpshëm, trafikanti iku si ‘shef’/ Operacionalja e mbetur me ‘gisht në gojë’, nxjerr dufin me gazetarin… e shtrijnë për tokë

Gazetari Ergys Gjençaj, është shtrirë përtokë nga skuadra operacionale e Antidrogës , pasi po filmonte një operacion të policisë LIVE. Gazetari që ishte në krye të detyrës, sapo kishte zbritur nga makina që mbante logon e “News 24”, por kjo nuk i ka ndaluar punojësit e policisë.

Këta të fundit të mbetur me turp nga trafikanti që iku pa ju bindur, si të ishte “shefi” i tyre, panë të udhës që të shtrinë përtokë si kriminel gazetarin që po bënte detyrën.

“Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt.

Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani.

Më dhanë shpjegime, sepse sipas tyre, unë ndërhyra në aksionin e policisë. Unë nuk e di ku është ndërhyrja ime, kur isha në makinën e loguar të News24. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë.

Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë”,- tha gazetari Ergys Gjençaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *