“Po flet si grua”/ Arjola debaton ashpër me Donaldin: Erdhe si miush dhe…

Arjola Demiri dhe Donald Veshaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë.

Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha aktores se po qëndron pas hijes së Ilirit e madje në spektaklin e së premtes e dërgoi në nominim, meqenëse u shpall lider i shtëpisë.

Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.

Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy. Aktorja tropojanë ia ktheu se nuk është burrë teksa prezantuesi iu kundërpërgjigj: “Do të të tregojë sesa burrë jam?”.

Debati vazhdoi dhe Veshaj u ngrit në këmbë duke imituar e ironizuar ish-aktoren e “O sa mirë”.

Arjola: Mjaft!

Donald: Ça është kjo burrë, do që të tregojë sesa burrë jam? Çfarë thua? Ti nuk i thua gjërat në sy.

Arjola: Njëherë flas po e dëgjove mirë, po s’e dëgjove nuk e përsëris, në vend që të thuash faleminderit se ke punu 4 orë më bën “për-për-për”

Donald: Pse?

Arjola: Se flet si grua ‘për-për-për”.

Donald: A do t’i bëj unë punët?

Arjola: T’i kishe bo, nuk të ka ndalu kush.

Donald: Kur mi kanë dhënë i kam bërë të gjitha, nuk kam thënë unë bëra, unë kshu, më thuaj faleminderit, se pres të më thonë.

Donald: Je si puna e Sabianit i merr gjërat personale.

Arjola: Të thuash nuk është dyfytyrësh nuk është personale?

Donald: Nuk e kam thënë.

Arjola: Ti s’më ke pëlqyer kurrë!

Donald: Pse ma thua tani, kur ta them unë?

Arjola: Kam vëzhguar lojën e secilit dhe nuk kam paragjykuar.

Në nominim me Arjolën është edhe Claudio, Einxhel Shkira si dhe balerini Ilir Shaqiri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *