Flori Mumajesi dhe çifti Arbana Osmani-Eduart Grishaj u lajmërua se do të vinin me një projekt që nuk kishte lidhje me muzikën por me drejtimin e një programi televiziv siç është “Festivali i Këngës”.
Por duket se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi këngëtari Flori zgjodhi të reagonte për herë të parë me anë të një postimi në rrjetet sociale .
“Flori Mumajesi surpriza e bukur e Festivalit të Këngës”. Krah tij ka shkruar edhe një pjesë nga teksti ku thuhet: “Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”.
Më poshtë ai shton: “Po Flori që s’di asgjë”, duke mohuar kështu zërat.