Pa kaluar 24-orë nga sulmi në një bazë ushtarake në Gramsh, Policia ka ndaluar dy shtetas të huaj në Poliçan.
Arsyeja e ndalimit lidhet me fotografimin që shtetasit europian po i bënin bazës ushtarake.
U mesua se këta dy shtetas të huaj janë ndaluar teksa po fotografonin pjesën e një tuneli që të dërgonte në ambiente te brendshme të uzinës së Poliçanit, ndërsa shtoi se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.
Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime.