Po gërmonin kur muret u shembën, si ndërroi jetë shqiptari në Itali

40-vjeçari shqiptar Bardhi Ibrahimaj gjeti vdekjen dy ditë më parë në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.
Nuk mundi t’i shpëtojë peshës mbytëse që i ka rënë dhe është varrosur i gjallë në gërmimin ku po punonte.
Kur ndihma arriti tek ai, duke e çliruar nga toka, nuk kishte më asgjë për të bërë. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 16.20 në një kantier rruge në lokalitetin Gironico, përgjatë via Giacomo Leopardi, në rrugën numër 35, ku po punohet për ndërtimin e një lidhjeje kanalizimesh.
Brahimaj, punonjës i Comedil Mangino të Olgiate Comasco, po punonte brenda gropës kur masivi i tokës u shkëput, rrëshqiti drejt tij dhe nuk la rrugëdalje.
Mediat raportojnë se punëtorët po bënin një gërmim në kërkim të një tubacioni. Duke mos e gjetur, gërmimi vazhdoi përtej thellësisë së pritshme. Por sapo po përfundonte ndërhyrja, brenda gropës ra një lopatë…


Bardhi Brahimaj ishte jashtë dhe hyri në gropë për ta marrë. Por papritur muret u shembën, duke e varrosur dhe duke e vrarë shqiptarin në çast. Dy punëtorë dhe një kalimtar e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën ta paralajmëronin, por ishte tepër vonë. Shqiptari kishte humbur jetën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *