Po gërryenin shtratin e lumit Mat pa leje, arrestohet pronari i eksavatorit, në hetim 2 drejtuesit e kamionave

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Kurbinit. Në pranga është vënë  pronari i ekskavatorit Artur Lika 42-vjeç, si dhe janë duke u proceduar penalisht shtetasit A.Gj.,52-vjeç dhe E.S.,18-vjeç të cilët ishin drejtuesit e mjeteve.

Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Gërryenin shtratin e lumit Mat, në mënyrë të paligjshme, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit, procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.
Bllokohen ekskavatori që shërbente për të gërryer shtratin e lumit dhe 2 kamionët.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në informacionet të siguruara në rrugë operative për disa persona që gërryenin shtratin e lumit Mat, duke marrë zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit.
Gjatë kontrollit, u kap dhe u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasi A. L., 42 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtat vepra penale, pasi u konstatua duke kryer gërmime me eskavator, për të marrë materiale inerte në shtratin e lumit e Mat, në Fushë Milot, pa leje nga organeve kompetente.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Gj., 52 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, banues në Malbardhë, drejtues të mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, pa dokumentacionin përkatës.
Ekskavatori dhe mjetet kamion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë vitit 2022, janë evidentuar 6 raste të krimit mjedisor (gërryerje e shtratit të lumit në mënyrë të paligjshme), për të cilat janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *