Prezantuesja e emisionit ‘Shije Shtëpie’ Katerina Trungu, ka qenë mjaft e prekur gjatë emisionit ku rrëfeu një moment nga jeta e saj. Madje, ajo edhe u përlot teksa po flitej për ankthin dhe atakun e panikut. Moderatorja ndau një moment të vështirë që i ka ndodhur.
Pjesë nga diskutimi:
Katerina Trungu: Janë të parët që të thonë “hajt se ti s’ke gjë”, ndërkohë që ti po vdes në atë moment.
Arjana Rreli: Dhe mos të ndjerit e kuptuar është një arsye tjetër që ti futesh në panik.
Katerina Trungu: Është më keq akoma sepse janë neglizhentë. Do e ndaj sepse nuk e kam problem ta ndaj historinë. Isha tmerrësisht keq dhe kur kam shkuar në urgjencë, më thonin nuk është për këtu.
Arjana Rreli: Po, kjo është e vërtetë në fakt, si ndjesia jote vijnë shumë dhe e thonë “unë nuk kam nevojë për një ngushëllim apo një fjalë, unë kam nevojë të ndjehem i kuptuar dhe i ndihmuar në atë moment. Nëse vij këtu, unë nuk po vij kot. Nëse vij këtu, unë dua të dëgjoj prej teje, personeli i mesëm ose mjek, që kjo gjendje ka të gjithë arsyet e mundshme që të jetë”. Nuk është një fjalë “hë se s’ke gjë, gjithë kjo gocë, gjithë kjo bukuroshe, çfarë të mungon ty?” Se është edhe nga familjarët kjo lloj ndërhyrjeje dhe ne e themi që është gjithmonë një ndërhyrje shumë e gabuar dhe që patjetër ne personelin e kemi shumë të mirëkuptuar, por në këtë pikë suportin psikologjik nuk e kanë gjetur ende.
Katerina Trungu: Kjo ishte edhe përgjigjja që unë mora nga mjeku, “mua tjetri më ka ardhur me veshkat”, tha, “si mund të jesh ti problem për mua?” Ndërkohë unë po humbja veten.