Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duket se është shkëputur pak nga politika dhe po shijon udhëtimet në vendin tonë. Ajo ka publikuar një foto brenda në makinë me një hartë në dorë.
Në publikimin në rrjetet sociale, Kim shkruan se po shëtit në Shqipëri disa miq të fëmijërisë që kishin ardhur për ta takuar, me të cilët është rritur në ishullin e Guamit.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në #Guam) janë duke vizituar dhe unë po i çoj nëpër Shqipëri…Po i kap #AlbaniaMania,”-shkruan ambasadorja.
View this post on Instagram