Po i kundërpërgjigjej akuzave/ Arbana: Zhaklina të lutem boll

Mbrëmjen e djeshme në ‘Post Big Brother VIP Albania’ pati një rikthim të momenteve dhe debateve mes banorëve të këtij edicioni. Ish-konkurrentët kanë debatuar ashpër për situata të kaluara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, e në mesin e banorëve nuk kanë munguar edhe komentet për opinionistët e veçanërisht për Zhaklinën.

Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin, të cilin e njihte edhe më parë nga një emision ku të dy kanë qenë pjesëmarrës.

Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Zhaklina, e cila tha se nuk ka mbrojtur Kristin por vlerat që ai ka shfaqur gjatë qëndrimit për 133 ditë në shtëpinë e “Big Brother”. Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

“Zhaklina të lutem boll,” tha Arbana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *