Ditën e sotme një 55-vjeçar me iniciale A.C., banues në Berat u procedua penalisht pasi ai nuk i deklaroi paratë në dalje të Shqipërisë.
Në pikën kufitare të Kakavijës në çantën e tij u gjetën 12 000 euro të padeklaruara.
Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 55-vjeçarin.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.