Meridiani duket se ka dalë me jo pak pakënaqësi nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Madje sapo mbërriti në studio pas eliminimit, ai bëri një deklaratë të papritur. Shkak i kësaj deklarate ishte një debat me Balinën pasi kjo e fundit i tha se ai u penalizua sepse dha informacione nga jashtë.
Mes të tjerash ajo i tha se Meridiani i tha Donaldit se “është Donaldi i Borës” dhe kjo e penalizoi.
Mesa duket pas daljes së tij Meridiani nuk ndalet të “godasë” Donaldin dhe Beatrix.
Ditën e djeshme pas hyrjes së dronit në shtëpi familjarët e kësaj të fundit kanë bërë deklarata në rrjetet e tyre sociale. Vëllai, Alban Ramosaj dhe nëna Antigona Ramosaj kanë shkruar duke përgëzuar Beatrix mbi pjekurinë dhe sjelljen e saj, e cila është treguar e mirëkuptueshme dhe e duruar ndaj veprimeve apo debateve që janë bërë brenda shtëpisë së BB VIP për Borën, ish-partneren e Donaldit.
Meridiani pas deklaratave të shumta që ka dhënë mbi çiftin ditë e djeshme ka zgjedhur të reagojë në një tjetër mënyrë. Me një pyetje në Instastory ai ka ‘thumbuar’ familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje me shkrimet e tyre të publikuara në rrjete sociale.
“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën”, shkruan Meridiani duke pritur përgjigjen e ndjekësve.