Genti ka diskutuar sërish me banorët e “Big Brother” për pozicionin që ata mbajnë në debatin që ai ka me Oltën.
Teksa i cilëson Oltën dhe Amosin, si 2 në 1, ai thotë se nga debati mund të jetë dëmtuar edhe imazhi i tij publik.
“Unë kam familje, grua e fëmijë. Ju po kërkoni të drejtë në një gënjeshtër. Ata gënjyen të dy, kaq”, tha ai
Ndërsa Mikela në një bisedë me Dean, i tha asaj se Genti pas një debati të kërkon falje sa “për të larë gojën”.
“Kjo është e disata herë, Genti kërkimin e faljes nuk e ka se është vërtet i ndërgjegjshëm që të ka lënduar, thjesht e bën që të duket mirë e publiku”, tha Mikela.
“Po ç’ është kjo, s’ma ka bërë njeri në jetën time…”, shtoi Dea.