Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije ditën e sotme pas largimit nga selia të grupit të deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, se në seli po kryhen disa punime për zgjerimin e hapësirave të punës.
Bardhi e ka cilësuar si show mediatik ardhjen në seli të një grupi deputetësh të Komisionit të Rithemelimit të PD, që tentuan të hynin brenda institucionit, por dyert ishin të mbyllura.
Fjala e Bardhit:
“Më lejoni t’ju uroj një vit të mbarë, me besimin dhe shpresën që gjatë këtij viti të bëheni zëdhënës për lajme pozitive për demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Shoë mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD tregon edhe një herë se për disa shoë dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës. Kemi konfirmuan edhe dje, sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD, në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime. S’ka nevojë për të ardhur në dyert e PD. Dyert e partisë s’do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do e shihni që në selinë e PD po shtohen ambientet e punës. Koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Disa që kishin vetëm llafe e janë zgjedhur rrugën e tyre, kanë betejën e tyre. Institucionet e partisë janë në betejë me Ramën. Selia qëndronte e PD ka qenë dhe do të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificë dhe që punon me mund dhe djersë për PD. Do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitjet enë PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe në mbështetje të tij. Aktet e dhunës dhe gjuha e dhunës e transmetuar gjatë këtyre ditëve, nuk është gjuhë që i shërben demokracisë. Por i shërben forcimit të Edi Ramës.”, tha Bardhi.
/Priza.al/