Një 78-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një arresti kardiak. Ngjarja ndodhi në plazhin e Zvërnecit, aty ku i moshuari ishte futur në det për tu larë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/