Do të mbahet mend më tepër për portretin e tij disi të çuditshëm, sesa për fjalimet që ka lexuar në foltoren e Parlamentit. Por, nuk e paskemi ditur që Selami Jenishehri, deputeti i Shkodrës i hyrë në parlament pas largimit të opozitës, përveç politikës paska patur dhe një talent të pazbuluar.
Jenishehri duket se po synon tani pas Kuvendit, ‘Champions League-n’ për të cilën thotë se është një ekspert futbolli dhe se ka edhe liçensën e trajnerit. Madje ai i ka bërë dhe thirrje ekipit të Shkodrës, Vllaznisë që të hedhë sytë nga ai si një talent i pazbuluar, dhe jo nga trajnerët e huaj.
A do ia japin Vllazninë një talenti si Jenishehri? Kjo mbetet për tu parë…Megjithatë i palodhuri Selami e ka hedhur ‘dorashkën’ në fushë.
/Priza.al/